×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Kreu i Aleancës

    Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje miqtë, me gëzim armiqtë – Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

    Reporteri
    07 Gusht 2026 | 23:16

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vendimit për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit për ditën e nesërme, duke kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Gjini ka thënë se zhvillimet e fundit po shihen me shqetësim nga qytetarët dhe miqtë e Kosovës, ndërsa sipas tij, me gëzim po përcillen nga kundërshtarët e vendit.

    “Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë! Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë”, ka shkruar Gjini.

    Ai ka akuzuar Kurtin se po e çon vendin në një drejtim të rrezikshëm.

    “Albin Kurti, ti po ia qet faqen e zezë vendit tonë. Po e fut në një rrugë të rrezikshme, në drejtim shkatërrues. Ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan”, ka shkruar Gjini.

    Kreu i Aleancës ka thënë se Kosova do të vazhdojë të forcohet edhe përkundër dëmit që, sipas tij, po i shkaktohet.

    “Kosova jonë ka me u forcu, e me u rrit, pa ty. Përkundër dëmit që po ia shkakton”, ka deklaruar Gjini.

    Ai ka kritikuar edhe përkrahësit e Kurtit, duke thënë se do të mbajnë përgjegjësi për ndjekjen e tij politike.

    “Ndërsa edhe ata që të ndjekin qorrazi, njëjtë do të përfundojnë”, ka përfunduar Gjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!