×
  • Sport
  • Sport

    Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë-Angli

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 17:23

    Nga 5 euro deri në 80 euro do të jenë çmimet e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë, që do të zhvillohet brenda pak ditësh.


    Me datën 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet super derbi mes Kosovës dhe Anglisë.

    Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për ‘Dardanët’, sidomos pas rezultatit që do të ketë Kosova në ndeshjen paraprake në Çeki.

    Në rast të fitores atje, një barazim në Prishtinë me Anglinë do ta dërgonte Kosovën në “Euro 2020”.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje.

    Në tribunat veri dhe jug, sipas FFK-së bileta do të kushtojë 5 euro, në lindje 10-15 euro, perëndim 15-20 euro ndërsa më të shtrenjtat do të jenë VIP të cilat do të kushtojnë 80 euro.

    FFK ka bërë gjithashtu të ditur se biletat do të dalin në shitje javën tjetër.

    Ndeshjen e parë në Grupin A, Kosova e humbi ndaj Anglisë 5-3, një sfidë ku ‘Dardanët’ treguan se mund t’i bëjnë dëme edhe një skuadra siç është ajo e ‘Tre Luanëve’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!