Klubi i njohur kosovar, Vëllaznimi, është duke kaluar në krizë të rëndë financiare dhe kryesia kishte kërkuar ndihmë me moton “Kontribo edhe ti për Vëllaznimin me vetëm 2 euro”
Kësaj kërkese iu është përgjigjur pozitivisht edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka kontribuar duke blerë 50 bileta për ndeshjen Vëllaznimi-Istogu që do të luhet në fundjavë, shkruan Reporteri.net
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të faqes së tifozëve të Vëllaznimit në Facebook.
“Se sa i madh është Vëllaznimi tregon dhurata e trajnerit të KF Llapit, Tahir Batatina i cili bleu sot 50 Bileta për tifozët llapjan, në përkrahje të klubit tonë. Batatina duke i uruar suksese Vëllaznimit dhe duke i ftuar të gjithë adhuruesit Gjakovar ti ndihmojnë Vëllaznimit klub pa të cilin futbolli i Kosovës nuk e ka hijeshin e duhur, Batatina i’uron suksese Vëllaznimit që sa më shpejtë të kthehet aty ku e ka vendin në superligen e Kosovës.
Ne si klub falenderojmë Tahir Batatinen për ketë gjest dhe respektin që ka për Gjakovën, njëherit i dëshirojmë mirëseardhje gjithmon në Gjakovë!
Faleminderit dhe suksese drejt titullit kampion me KF Llapin,” thuhet në njoftimin e kësaj faqe. /Reporteri.net/