×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Zhvillimet e fundit

    ​LDK mbledh sot grupin parlamentar

    Reporteri
    13 Gusht 2026 | 8:57

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot.

    Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku të mërkurën deputetët e PDK-së dhe Aleancës qëndruan në sallën plenare duke kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari thirrjen e seancës konstituive.

    Sipas raportimeve në media, një nga temat që pritet të jetë pjesë e diskutimeve është edhe çështja e presidentit të Kosovës.

    Kujtojmë se, LDK-ja ka diskutuar edhe më herët rreth pozitës së presidentit, ndërsa deputetë të kësaj partie kanë deklaruar se synojnë që kjo pozitë t’i takojë LDK-së./KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!