×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Letër Deharit

    Pas PDK-së, edhe Aleanca kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër

    Reporteri
    13 Gusht 2026 | 12:37

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se, kryesuesit të seancës, Avni Deharit, i ka kërkuar takim ‘’ lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës’’, e cila, ka shtuar Tahiri, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.

    Tahiri, ka deklaruar edhe se, ai ka propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit.

    “Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.

    Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare, kam propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit. Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit.

    Pas takimit do t’ju drejtohemi mediave në hollin e kuvendit”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!