Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të certifikatës së lindjes së saj të lindjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga ministri i punëvë të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq.
Përfaqësesja e Republikë së Kosovës në organizatën më tëmadhe botërore e ka cilësuar këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës.
“Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artifaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.