Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij.
Nga aty, ku ka kujtuar heroin Zahir Pajaziti, Haradiaj ka folur edhe për shkëmbimin e territoreve duke përmendur katër emra që sipas tij kanë punuar në këtë drejtim, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj ka thënë se përveç Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për ndarjen e Kosovës ka punuar edhe Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
“Erdhëm këtu për nderime. Lidhur më debatin e brendshëm mes Çitakut e Daçiqit, nuk i harrojmë ata që ishin pro ndarjes së Kosovës. Plot zyrtarë që janë rreshtu pro ndarjes kanë bërë gabim të madh. Qoftë Vlora qoftë Thaçi qoftë Rama. Të gjithë këta kanë qenë pro shkëmbimit të territorit”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.