Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.
Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë braktisur banesat duke qëndruar jashtë.
Ndërsa raportohet se dëme materiale ka në fshatin Qafzezë të Kolonjës dhe në Vidohovës të Devollit. Janë dy fshatrat, të cilët u dëmtuan nga tërmeti i qershorit. Banorët thonë se lëkundjet kanë shkaktuar çarje të mureve dhe rënie të suvave.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km nga fshati Miras dhe 11 km nga qyteti i Korçës me një thellësi 25 km.
Në dy ditët e fundit në qarkun e Korçës janë regjistruar edhe 6 tërmete të tjera me magnituda më të vogla./oranews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.