Dhuna mes nxënësve në shkollat e Kosovës, po vazhdon të jetë dukuri shqetësuese.
Në një video të dërguar nga një lexues i PORTALI.info, shihen një grup i vajzave duke u rrahur mes vete.
Siç shihet në pamje, personat përreth nuk arrijnë t’i ndajnë, përkundrazi disa nga ta përfshihen në përleshje.
Sipas personit që e ka dërguar këtë video, dyshohet se vajzat që janë përfshirë në përleshje janë të shkollave të mesme ‘Sami Frashëri’ dhe ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë.
Në video dëgjohet një vajzë e cila thotë ‘ndaluni sepse po rraheni për një karrige’. /PORTALI.info
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.