Pasditen e sotme u tentua eleminimi fizik i prokurorit Arjan Ndoja. Ai ishte një prej personave të plagosur nga breshëria e plumbave që u shtinë në drejtim të “Benzit GL” me targë 333 ZD me të cilin udhëtonte prokurori dhe dy persona të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, ai shoqërohej në makinë nga Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, një person me precedentë penalë dhe nga shoferi Andi Maloku, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur dhe në gjendje kritike për jetën është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Mësohet se Laho është person me precedentë penalë, një nga personat që ka rrahur një biznesmen në vitin 2016.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, teksa prokurori Ndoja, i qëlluar me 2 plumba, është jashtë rrezikut për jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.