Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj qëndrimit të gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidaturën e Bekim Sejdiut për President.
Kurti e cilësoi qëndrimin e tyre si “të papërgjegjshëm, të dëmshëm dhe absurd”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tij, kundërshtimi i tyre krijon rrezik që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.
“Është e papërgjegjshme, e dëmshme dhe absurde”, tha Kurti për qëndrimin e gjashtë deputetëve.
Ai tha se duket se ekziston interes për një cikël të katërt zgjedhor në më pak se dy vjet.
Kurti theksoi se qytetarët tashmë kanë votuar në tri procese zgjedhore dhe se një tjetër palë zgjedhjesh do të kishte pasoja për stabilitetin institucional dhe buxhetin e shtetit.