×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri

    “Ku të vete unë?” – I moshuari në Fier qëndron pranë banesës së shkrumbuar

    Reporteri
    05 Shtator 2026 | 10:25

    Banorët e Levanit në Fier, teksa presin komisionin për vlerësimin e dëmeve, tregojnë të dëshpëruar tmerrin që përjetuan një ditë më parë nga flakët e fuqishme.

    Zjarri u afrua pranë banesave dhe bizneseve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik mes familjeve.

    Një i moshuar, teksa qëndron pranë shtëpisë së tij të moshuar, i bën thirrje autoriteteve që të kryhet sa më parë vlerësimi për dëmet e shkaktuara.

    “Këta thonë kur ka nevojë populli, jemi në gatishmëri… Ejani dhe shikoni gjendjen, bëni proces verbal. Po ullinjtë? U dogjën prapë ullinjtë, ku të vete unë”, shprehet ai, teksa i komunikohet se verifikimet nga grupi do të kryhet ditën e martë./TCh/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!