Viti i ri shkollor është një fillim i ri, plot sfida, njohuri dhe mundësi për të zhvilluar kreativitetin e fëmijëve. Sidomos fëmijët që për herë të parë jane në bankat shkollore kjo është ditë e paharruar e jetës së tyre. Pasi që çdo detyrë shtëpie, projekt artistik apo punim kreativ është një mundësi që ata të shprehin imagjinatën, të mësojnë duke krijuar dhe të ndërtojnë vetëbesimin e tyre.
Në këtë rrugëtim, UHU është partneri i besueshëm i çdo nxënësi, prindi dhe mësuesi. Me cilësi të lartë dhe përdorim të lehtë, ngjitësit UHU ndihmojnë që çdo ide të marrë formë, duke i bërë projektet shkollore më të bukura, më të rregullta dhe më të qëndrueshme.
Nga kolazhet shumëngjyrëshe dhe maketet kreative, deri te punimet për lëndët e ndryshme, UHU është zgjedhja ideale për çdo aktivitet shkollor. Formula e tij e besueshme, pa aroma të dëmshme për fëmijët dhe me përbërje natyrore, siguron ngjitje të fortë dhe precize, duke u mundësuar fëmijëve të përqendrohen te krijimtaria dhe jo te vështirësitë gjatë punës.

Kreativiteti nuk zhvillohet vetëm në orët e artit. Ai ndihmon fëmijët të zgjidhin probleme, të mendojnë ndryshe dhe të fitojnë aftësi që do t’u shërbejnë gjatë gjithë jetës. Përmes punimeve kreative dhe detyrave praktike, ata organizojnë idetë, bashkëpunojnë dhe ndërtojnë besim në aftësitë e tyre.
Prindërit dhe mësuesit luajnë një rol të rëndësishëm duke i inkurajuar fëmijët të krijojnë, të eksperimentojnë dhe të argëtohen gjatë procesit të të mësuarit. Me mjetet e duhura, çdo projekt mund të kthehet në një përvojë të bukur dhe frymëzuese.
Ky rikthim në shkollë është kohë ideale për të pajisur çantën me gjithçka që nevojitet për një vit të suksesshëm. Me UHU, çdo detyrë shtëpie bëhet më e lehtë, çdo projekt më kreativ dhe çdo ide ka mundësinë të shndërrohet në një vepër të veçantë.

Rikthehemi në shkollë me UHU – sepse çdo sukses i madh fillon me një ide të mirë, ndërsa çdo ide meriton ngjitësin e duhur.