×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri / VIDEO

    Dhuna policore në protestën në Tiranë, qytetari tërhiqet zvarrë dhe “ngrihet në ajër”

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 22:13

    Tensione dhe përplasje janë shënuar të martën jashtë Kuvendit të Shqipërisë, në ditën kur ka nisur sesioni i ri parlamentar.

    Sipas raportimeve të mediave shqiptare, protesta para Parlamentit është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa autoritetet kanë blinduar zonën përreth Kuvendit.

    Gjatë protestës, disa qytetarë  kanë hedhur vezë në drejtim të policëve, ndërsa disa protestues janë shoqëruar në komisariat pasi kanë kaluar perimetrin e sigurisë të vendosur nga policia.

    Situata është tensionuar edhe më tej pas përfundimit të seancës plenare.

    Mediat shqiptare raportojnë se disa protestues janë shoqëruar me forcë nga policët, ndërsa në pamjet e publikuara shihet kur qytetarët tërhiqen  zvarrë gjatë ndërhyrjes së policisë për lirimin e rrugëve.

    Në disa pamje të publikuara nga mediat shqiptare, shihen gjithashtu policë që ngrenë në ajër një protestues dhe e largojnë nga zona e protestës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!