Më se një milion banorë të Kanadasë janë pa energji elektrike, ndërsa një person ka mbetur i vdekur si pasojë e fuqive të fuqishme në Qubec.
Derisa ndërmarrja Hirdo-Qubec është duke bërë përpjekje për riparim, për disa ditë me radhë shumë kanadezë do të përballen me mungesë të rrymës, transmeton Telegrafi.
“Janë rrëzuar shumë shtylla, derisa pemët e rrëzuara i kanë shkëputur telat e tensionit të lartë, që është e pamundur të zëvendësohen”, është thënë në raportin e Hidro-Qubec.
Në të njëjtën kohë, ata këshillojnë banorët, që të përgatiten për së paku dy ditë pa rrymë, apo në disa zona edhe më gjatë.
Rreth 600 punonjës, janë duke punuar vazhdimisht, që të riparojnë sistemin elektrik, që është dëmtuar nga erërat e fuqishme, që e goditën atë pjesë me mbi 100 kilometra në orë.
Rrëzimi i pemëve të shumta, i ka bllokuar edhe rrugët, duke shkaktuar bllokime të mëdha në trafik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.