Profesori i Universitetit Hasan Prishtina, Milazim Krasniqi ka komentuar intervistën e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa që e zhvilloi mbrëmë.
Sipas Krasniqit situata e tanishme mes LDK-së dhe LVV-së është po e njëjta sikurse gjatë vitit 2014 mes PDK-së dhe LDK-së , dhe se Mustafa do t’ia bëjë të njëjtën gjë sikurse Hashimit njësoj edhe Albinit.
“Ndoshta unë nuk marr vesh fort në politikë, por nga sa e deshifrova intervistën e mbrëmshme të Isa Mustafës te Leonora (RTV 21), Isa e kish ndërmend me ia ba Albinit gati njësoj si Hashimit në vitin 2014. Në stilin se ne shkojmë në opozitë nëse nuk na i plotësoni dëshirat, e kish ndërmend me e marrë pjesën më të madhe të tortës së pushtetit. Hashimi atëherë nuk kishte alternativë tjetër, as Albini nuk ka tjetër alternativë. (Mbaj mend një slogan të LDK-së, të cilin e kam pasë lancuar unë në vitin 1998, “LDK, po kush tjetër”) Isa e përsëriti disa herë qëndrimin: “Unë jam shefi!” Aq të disponuar sa mbrëmë, Isën nuk e kam parë as kur ka qenë kryeministër. Po get, do të bëhet edhe më i madh”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.