Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pasi u votua Qeveria Kurti 4.

Ai e ka quajtur qeveri jokushtetuese dhe jolegjitime, shkruan Reporteri.net.

Gjini ka thënë se partia që udhëheq do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Reklamë

“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime.
Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, ka shkruar ai.