Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përkujtuar sot dy studentë, aktivistë të rënë në ballafaqim me forcat pushtuese serbe në Bregun e Diellit në Prishtinë, për çlirimin e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kryediplomati shqiptar u shpreh se dy të rinjtë Afrim Zhitia, 24 vjeç dhe Fahri Fazliu 26 vjeç, asnjëherë nuk e braktisën dashurinë për dijen, as ëndrrën për çlirimin e Kosovës.
Në vijim të postimit Cakaj nënvizoi se dy të rinjtë ranë dëshmorë pas disa orësh luftime, ndērkohë që ata punuan për Shqipërinë dhe vepruan në shërbim të interesave të kombit shqiptar.
“Duke kujtuar Afrimin e Fahriun kujtojmë shumë më shumë se dy dëshmorë të kombit shqiptar: sot, duke risjellë në mendje rrugëtimin historik për çlirimin e Kosovës realisht risjellim në mendje rëndësinë e aspiratës për thellim të marrëdhënieve brendakombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë!” – u shpreh Cakaj
Sipas Cakaj, shembuj si Afrimi e Fahriu duhet të na obligojnë të gjithë për të nxitur thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë dhe unitetit kombëtar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.