Skuadra e Enis Bardhit, Levante ka arritur fitore të jashtëzakonshme sot kundër kryesuesve të La Ligas, Barcelonës së Leo Messit.
‘Blaugranët’ u mposhtën me rezultat 3:1 nga Levante e cila radhitej në pozitën e tetë të klasifikimit të përgjithshëm të La Ligas, shkruan Reporteri.net
Megjithatë, Barcelona e nisi ndeshjen në pjesën e parë për mrekulli, pasi kaloi në epërsi me anë të Leo Messit i cili shënoi nga penalltia në minutën e 38-të të ndeshjes.
Valverde u detyrua ta zëvendësojë Luis Suarezin e lënduar pak para fundit të pjesës së parë. Kjo ishte goditja e parë për Barcelonën në këtë ndeshje, që në minutat në vazhdim e përjetoi një rikthim sensacional të rezultatit nga Levante.
Jose Campanas, ish-ylli i Real Madridit – Borja Mayroal dhe Nemanja Radojas u përkujdesën që t’ia dhuronin Barcelonës një humbje tjetër në këtë sezon të La Ligas.
Barcelona e mban ende kreun e La Ligës me 22 pikë nga 11 ndeshjet e para, megjithatë ajo mund ta humbë këtë pozitë nëse Real Madridi e fiton ndeshjen e kësaj xhiroje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.