Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se nesër do të mbajë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet nga ora 09:00, ndërsa PDK-ja do të përfaqësohet nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim Gruda.
Konferenca do të mbahet para objektit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
PDK-ja ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin konferencën.