Pas dënimit të ish-frerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale me 81 vjet burgim, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferëencë për media. Konferenca do të mbahet në selinë e kësaj partie me fillim në ora 14:30.
“Partia Demokratike e Kosovës thërret konferencë të jashtëzakonshme për media, sot, në selinë qendrore të partisë.”, thuhet në ftesën e kësaj partie.
Gjykata Speciale ka dënuar sot me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së dhe dy ish-drejtuesit e kësaj partie Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Po ashtu u dënuan edhe Jakup Krasniiqi e Rexhep Selimi.