Qytetarë të shumtë janë mbledhur para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë, për të protestuar për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale në Hagë. 

Para selisë së EULEX-it janë parë edhe forca të shtyuara të Policisë.

Protestuesit kanë shkuar në këmbë nga sheshet në qendër të Prishtinës nga ku kanë përcjellë vendimi e Speciales në drejtim të këtyre zyrave.

Reklamë

Protestuesit po qëndrojnë përballë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ndërsa në mesin e turmës janë dëgjuar edhe këngë, përfshirë “Besa-Besë”.

Disa prej protestuesve kanë hedhur gurë dhe shishe në drejtim të selisë së EULEX-it.