×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni do ta shkarkojë Kovacin, ky veprim i klubit e konfirmon këtë

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 23:44

    Bayern Munichu e ka anuluar seancës e hapur stërvitore që ishte planifikuar të zhvillohet të dielën (nesër), pas disfatës së thellë me rezultat 5:1 kundër Eintrach Frankfurtit, duke bërë kështu që të dyshohet për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac.


    Humbja e thellë e Bayernit kundër Eintracht Frankfurtit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë të Bundesligës, e lë skuadrën e Niko Kovacit në pozitën e katërt në tabelën e ligës gjermane, pasi e kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në ligë.

    Presioni është shtuar sërish mbi 48-vjeçarin Kovac, pas startit zhgënjyes të Bayernit në fillim të sezonit të ri. Klubi i ka dalë në mbrojtje atij, mirëpo ai sërish po përballet me dyshime për të ardhmen e tij në klub.

    “Si mund ta di unë të ardhmen time? Ndoshta ju e dini më mirë, unë s’mund të them asgjë për këtë. Ndjenjat e mia s’janë të rëndësishme, duhet t’i pyesni ata që i marrin këto vendime”, reagoi Kovaci.

    Dyshimet për të ardhmen e Kovacit u shtuan edhe më shumë pasi klubi njoftoi, pas disfatës së sotshme, se seanca stërvitore e së dielës nuk do të ishte e hapur për publikun, përkundër që ishte planifikuar të jetë e tillë fillimisht.

    “Pas disfatës në Frankfurt, vendimi u mor menjëherë që skuadra të mos stërvitet publikisht nesër. Ne u kërkojmë të gjithë tifozëve të na mirëkuptojnë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Bayerni.

    Bayerni do të përballet me Olympiacosin në shtëpi në mesjavë, në kuadër të Ligës së Kampionëve, para se të vizitohen në Allianz Arena nga Borussia Dortmundi në fundjavë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!