Në magjistralen Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Zaim të Klinës, mbrëmjen e së shtunës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet
Si pasojë e aksidentit të rëndë ndërmjet një veture dhe një motoçiklete, një i ri ka mbetur i vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zyra për informim e rajonit të Pejës. Ata kanë treguar se vimktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Pejës, ku edhe ka vdekur.
“Në këtë aksident janë të përfshira një automjet dhe një motoçiklist. Me këtë rast motoçiklisti pëson lëndime të rënda trupore dhe me ndihmën e autoambulancës dërgohet në Emergjencën e spitalit të Pejës, ku sipas konfirmimit të këtyre të fundit viktima G.Z. i lindur në vitin 2001 ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Ibraj ka bërë të ditur se ngasësi i automjetit është arrestuar, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.