Një grafit është shkruar në murin e Ministrisë së Drejtësisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla me mbishkrimin: “Ku je shpiune”.

Aksioni vjen pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit.

Gërvalla nuk është deklaruar qe nga dje kur u shpall aktgjykimi dënues për ta.

Reklamë

Gërvalla akuzohet për dërgim të dosjeve në Speciale, ndërsa ajo vetë e kishte mohuar.

Pamjet e momentit të shënimit të grafitëve u publikuan nga portali “Nacionale”.