Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza së bashku me deputetët e kësaj partie dhe ish kryetarin e PDK-së Memli Kransiqi, i janë bashkuar protestës gjithëpopullore.
Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në sheshin “Skënderbeu” tashmë kanë filluar të mblidhen një numër i madh qytetarësh, ndërsa protesta pritet të nisë në orën 12:00.