×
  • Sport
  • Sport

    Mosvet kush për Avdiajn: Turpërohet keq nga trajneri i tij, kështu reagoi pas zëvendësimit ’50 milionëshi’ kosovar

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 12:34

    U mendua se Donis Avdijaj është adaptuar në kampionatin turk, në skuadrën e Trabzonsporit pas disa muajve pa skuadër dhe probleme të shumta.


    Disa paraqitje të mira në kampionatin turk, Avdijaj fitoi zemrat e tifozëve të Trabzonsporit dhe në mediet e Kosovës u raportua se sulmuesi është kthyer nën “radarin” e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.

    Avidjaj dje përjetoi një “turpërim” nga trajneri i Trabzonsporit, Ünal Karaman pasi u u zëvendësua në fund të ndeshjes edhe pse ishte inkuadruar në fillim të pjesës së dytë.Ish sulmuesi i Schalke 04 u inkuadrua në minutën e 46-të dhe u zëvendësua në minutën e 82-të, duke zhvilluar vetëm 36 minuta, në ndeshjen të cilën e Trabzonspor e humbi kundër Goztepe para shikuesve të vetë me rezultat 0:1.

    Mediet turke kanë raportuar se arsyeja e zëvendësimit të Avdijajt është mos angazhimi i duhur për gjatë minutave sa ishte në fushë dhe kjo kishte acaruar trajnerin turk.

    Insporti ka siguruar pamjet e momentit të zëvendësimit të yllit shqiptar, i cili dukej tejet i pa kënaqur me vendimin e Karaman.Sulmuesi 23 vjeçar deri më tani ka zhviluar 13 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe një asist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!