Është përmbyllur edhe nata e gjashtë e protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Mijëra qytetarë kanë zënë sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë, me kërkesën për drejtësi.
Gjykata Speciale i dënoi katër drejtuesit e UÇK-së nën akuzën e ashtuquajtur “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, ndërsa dënimi i plotë kapi 81 vite burgim.
Gjatë ditës, në shesh kanë protestuar edhe studentë të Universitetit “Hasan Prishtina”.