Kylian Mbappe e zgjodhi Paris Saint-Germainin sepse ishte ndier parisien dhe e kishte ndier nevojën të bëhet lojtar madhështor në Paris para se të largohej nga Franca, sipas ish-presidentit të Monacos, Vadim Vasilyev.
Në gushtin e vitit 2017, Mbappe u largua nga Monaco dhe iu bashkua PSG-së. Real Madridi ishte destinacioni i mundshëm i tij, por sulmuesi i ri francez e zgjodhi klubin nga kryeqyteti i vendit të vet, para kryeqytetit spanjoll.
I pyetur nga Telefoot përse Mbappe e kishte zgjedhur PSG-në para Real Madridit, Vasilyev shpjegoi arsyet.
“Mbappe me tha: ‘Vadim, mendoj se është shumë herët (të shkoj në Real Madrid). Unë jam parisien dhe nuk dua ta braktisi Francën në këtë mënyrë, dua të bëhem lojtar i madh këtu së pari”. Këto ishin fjalët e tij”, tha Vasilyev.
“Ndërsa unë i thashë: ‘Kylian, keni të drejtë’. Ai dëshiron të fitojë. Ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe a ka më mirë për të se ta fitojë në Paris, në qytetin e vet”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.