Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në një postim në rrjetin “X” ka dhënë detaje për takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe njofton se është takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Kallas shprehet se ka theksuar nevojën për të çuar përpara “normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”.
Kallas thekson se progresi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht.
“Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë të detyrueshme”, vijon Kallas.
“Zbatimi i tyre nuk është një favor për Brukselin, por një detyrim ndaj qytetarëve dhe një rajoni që pret marrëdhënie normale”, thekson Kallas.
Tutje, ajo shprehet se “BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetësues i paanshëm. Por lehtësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë”.
I met today with President Vučić and Prime Minister Kurti, and raised the need to advance the normalisation of relations between Belgrade and Pristina.
Progress on normalisation of relations and advancement on the EU path have to go hand in hand.
The agreements reached through the EU-facilitated Dialogue, in particular the Ohrid Agreement, are binding.
ReklamëTheir implementation is not a favour to Brussels but owed to their citizens and a region waiting for normal relations.
The EU will continue to be an even-handed arbitrator. But facilitation cannot substitute for political will in Belgrade and Pristina.
It is time to move forward.
— Kaja Kallas (@kajakallas) September 22, 2026
Reklamë
Para Kallasit, Kryeministri Kurti ka njoftuar për takimin me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Në njoftim Kurti thas e i ka theksuar asaj se Kosova do të angazhohet që verdikti i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së të korrigjohet në shkallën e apelit.
Ai i ka vlerësuar të rënda dhe të padrejta dënimet ndaj ish-krerëve, ndërsa ka theksuar se Ushtria Çlirimtare lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive e spastrimit etnik nga Serbia dhe se lufta e saj për liri ishte e drejtë dhe e pastër.
“Shpreha shqetësimin tim të thellë për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, pas një procesi pa transparencë në tërësinë e tij. Gjykimi nuk ka përfunduar dhe Republika e Kosovës do të angazhohet që ky proces dhe verdikt të korrigjohem në shkallën e apelit… Serbia ishte agresori me plan gjenocidal. Qindra mijëra qytetarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe mijëra u vranë, ndërsa rreth 20 mijë gra e burra konsiderohen viktima të dhunës seksuale që u përdor si armë lufte. Shumë krime të forcave serbe mbeten ende pa u ndëshkuar”, ka thënë Kurti në takimin me Kallasin në në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.
Sipas Kurtit, ai i ka përmendur edhe sulmin në Banjskë dhe i ka kërkuar Kallasit që Serbisë t’i bëhet trysni për dorëzimin e përgjegjësve të sulmit.
“Pasnesër, më 24 shtator, mbushen tre vjet nga agresioni i Serbisë dhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ndërkohë, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, të cilët po mbrohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofrojnë mbrojtje dhe shërbime, duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë. Për këtë kërkova përkrahjen e BE-së që t’i bëjnë trysni Serbisë”, shkroi në Facebook Kurti.