×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Shqiptarët protestojnë më 27 shtator në Karlsruhe kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

    Reporteri
    23 Shtator 2026 | 14:40

    Shqiptarët që jetojnë në Karlsruhe dhe rrethinë janë ftuar të marrin pjesë në një tubim paqësor lidhur me rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Tubimi është organizuar nga AIZ Karlsruhe dhe do të mbahet më 27 shtator 2026, nga ora 15:00, në Marktplatz Karlsruhe.

    Sipas organizatorëve, protesta lidhet me trajtimin që ata e konsiderojnë të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    “Ju njoftojmë se më 27.09.2026, në ora 15:00, në Marktplatz Karlsruhe, organizohet një tubim paqësor, lidhur me trajtimin që konsiderohet i padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë”, thuhet në njoftimin e AIZ Karlsruhe.

    Organizatorët kanë ftuar shqiptarët nga Karlsruhe dhe zonat përreth që t’i bashkohen tubimit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!