Policia e Kosovës disa herë ka marrë aksione në Mitrovicën e Veriut por nuk ka arritur ta kapë të shumëkërkuarin Milan Radojiçiq që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, njëherit i dyshuar dyshuar se dha urdhër për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Edhe pse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk e di ndodhjen e të shumëkërkuarit Radojiçiq, është kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sanduloviq, i cili së fundmi ka demantuar fuqishëm atë.
Sanduloviç ka publikuar një fotografi ku shihet Radojiçiq bashkë me të ashtuquajturin drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ish-ambasadorin të Kinës në Serbi, Li Manchang, shkruan Reporteri.net.
“Meqenëse ministri i Policisë, Nebojsha Stefanoviq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e dinë se kush është Milan Radojiçiq, ata mund ta pyesin ambasadorin kinez dhe ai do t’i prezantojë ata me të”, ka shkruar Sanduloviq, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Kosova ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Radojçiqin. Ky i fundit ka deklaruar kohë më parë e kishte ftuar prokurorin Sylë Hoxha që të shkonte ta intervistonte atë në Beograd, porse Prokuroria kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë. /Reporteri.net/.