Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës në Shqipëri.
Si pasojë janë pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve.
Burime policore nga drejtoria e Burgjeve thanë për mediat se Shkëndije Rama ishte gruaja që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj Isuf Rama, të dënuar po për kanabis. Bashkëshortja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke mundësuar kështu kalimin.
Një tjetër provë për hetuesit janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij, ku flitet për sigurimin dhe mënyrën e kalimit të kontrollit.
Isuf Rama do të përballet edhe me një tjetër akuzë ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në “arrest shtëpie”. Ndërkohë që sot janë shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë 13 drejtorë të policisë në sistemin e burgjeve në vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.