×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova hesht Zvicrën: Pas kritikave, fillon shkëlqimin – asiston për mrekulli në golin e Ademit

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 17:43

    Baseli ka barazuar rezultatin ndaj skuadrës së Xamaxit me anë të Kemal Ademit i cili u asistua nga superylli Edon Zhegrova.


    Baseli e gjeti veten në disavantazh qysh në pjesën e parë kur mysafirët shënuan në minutën e 29-të të ndeshjes, shkruan Reporteri.net

    Mirëpo, Zhegrova u inkuadrua në pjesën e parë për shkak të dëmtimit të shokut të skuadrës dhe arriti ta shpërblejë besimin e trajnerit.

    Ai ishte asistues tek një gol Made in Albania, pasi sulmuesi i rrezikshëm shqiptar shënoi me lehtësi.

    Ky ishte goli që shënoi Ademi, i cili u asistua nga Zhegrova:

    Ndryshe, Edon Zhegrova ishte kritikuar jashtë mase javën e kaluar nga zviceranët, gjoja për shkak të paraqitjeve të dobëta dhe thuhej se Baseli nuk do ta mbante yllin kosovar.

    Mirëpo, me lojën që ka treguar sot, Zhegrova ka dhënë disa shkëndija se ai më në fund po e tregon potencialin që e ka./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!