Një postim i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për koalicionin me VV-në, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.
Haziri tha se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyreve të LDK-së.
Madje, ai i dha edhe një mesazh të qartë Kurtit duke i thënë se vetëm një parti e vetme në Kosovë, nuk mund ta formojë Qeverinë.
Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha, përveq tek zyrtarët e VV-së, edhe tek simpatizantët e kësaj partie.
Një komentues i cili është shprehur optimist se Kurti do t’i merrte 300 mijë vota,e ka sfiduar Hazirin dhe partinë e tij për zgjedhje të reja.
E për këtë, Haziri është shprehur i gatshëm.
“Kur të doni, knej jemi”, është shprehur Haziri.
Përveç Hazirit, VV-në e ka thumbuar edhe vëllau i tij Amir Haziri i cili ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook shkrimin e bërë nga Luta “Kur të doni, knej jemi”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.