Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i mbylli punimet e seancës së sotme.

E nisur me afro dy orë vonesë, sot në Kuvend u pa pak dakordim ndërmjet partive politike parlamentare shqiptare.

Kuvendi miratoi një deklaratë e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reklamë

Në seancën e sotme u betuan edhe deputetët e rinj, shumë prej të cileve do të zënë vendet e atyre që u përfshinë në poste qeveritare.

Gjithashtu, në seancën e sotme, Vlora Çitaku nga PDK-ja u zgjodh nënkryetare e Kuvendit.

Në fund, Kuvendi miratoi edhe formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjet e tyre.