×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq presion ndërkombëtarëve: Pse s’po hetohet me çfarë u helmuan në KQZ

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 20:11

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, sërish ka pyetur zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq nëse mund të tregojë se me çfarë helmi janë helmuar anëtarët e KQZ-së në Prishtinë.


    Vuciq shprehet i habitur pse me ‘këtë çështje kaq të rëndësishme nuk po merret BE-ja, e as përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, për Ballkanin perëndimor, Mattheë Palmer’.

    Ai përmendi në një postim në Tëitter që kanë kaluar tri javë që nga rasti i helmimit në Prishtinë dhe përsëriti që derisa të jetë i gjallë, nuk do të heqë dorë nga përgjigjja për këtë rast.

    Ai kërkoi nga BE-ja të sqarohet nëse helmi, siç tha ai, ishte antraks, noviçok apo ndoshta mjet për pastrimin e mobileve.

    E në ndërkohë, Vuçiqi do të takohet të hënën me amerikanin Palmer, për çka thotë se do të jetë rast që të sqarohen pozicionet e dy palëve rreth sanksioneve dhe njohjes së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!