×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaqusha Jashari akuzon AAK-në për manipulim të votave të PSD-së

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 20:28

    Themeluesja e PSD-së, Kaqusha Jashari, po e konsideron si të pabazuar deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se partia e saj mund të shkrihet tek partneri i koalicionit.


    Ajo madje po dyshon se votat e socialdemokratëve u manipuluan nga partnerët e Aleancës.

    “Na me AAK-në më asgjë nuk kemi. Koalicioni ka qenë i pasuksesshëm dhe jemi të zhgënjyer që brenda koalicionit me kandidatët tonë me dal aq keq”, ka deklaruar ajo, shkruan Reporteri.net.

    Ajo më tej ka thënë se shkrirja jo veç në AAK por asnjë parti tjetër nuk do të ndodhë, ndërsa shton se partia do të

    “Partia Socialdemokratike nuk shkrihet për shkak asaj që nuk ka deputet”, ka thënë Jashari.

    Ajo më tej ka thënë se të larguarit nga VV nuk po e përmendin as shkrirjen e as largimin nga partia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!