×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli i LDK-së: Këto dy të mira i ndodhën shëndetësisë me përfundimin e zgjedhjeve

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 20:40

    Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili ka siguruar mandatin e deputetit edhe për legjislaturën e re, ka thumbuar keq ish-ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.


    Avdyli përmes një postimi në Facebook ka thënë se me përfundimin e zgjedhjeve kanë ndodhur dy gjëra të mire për shëndetësinë kosovare.

    E para sipas tij është “humbja” e ish-ministrit Ismaili dhe e dyta aktivizimi i Sindikatës së Mjekëve, shkruan Reporteri.net.

    “Me përfundimin e zgjedhjeve 2 gjëra të mira po ndodhin për shëndetësinë. Ish-Ministri Ismaili ka humbur dikah, si duket shëndetësinë e kishte trampolinë politke ,sepse më spo interesohet që ta “ndreqi” shëndetësinë. Dhe lajmi i dytë i mirë është që Sindikata e Mjekëve pas 2 vite pauzë është aktivizuar shumë për “mirën” e shëndetësisë”, ka shkruar Avdyli.

    Sipas listës të LDK-së që ka siguruar Reporteri.net por që nuk janë ende zyrtare, Haxhi Avdyli ka mbledhur 9213 vota dhe do të jetë deputet edhe në legjislaturën e VII-të.

    Kujtojmë se Avdyli dhe ish-ministri Ismaili disa here janë përplasur mes vete lidhur me gjendjen në shëndetësi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!