Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se kishin vjedhur rreth 80 litra naftë nga një kamion.

Sipas raportit të Policisë, vjedhja kishte ndodhur më 27 shtator, ndërsa dy të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Reklamë