Qeveria britanike konfirmon se hyrja në muzetë kombëtare do të mbetet falas Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se hyrja në muzetë kombëtare do të vazhdojë të jetë falas për të gjithë, duke i dhënë fund spekulimeve se vizitorët ndërkombëtarë mund të tarifoheshin.

Ministrja britanike e Kulturës, Lisa Nandy, tha se hyrja falas do të ruhet në 15 institucione kombëtare që financohen drejtpërdrejt nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport, përfshirë Tate, Galerinë Kombëtare të Portreteve, Muzeumet Kombëtare të Liverpoolit dhe Muzeu Britanik.

“Prandaj ato duhet të jenë falas, përgjithmonë, për të gjithë”, tha Nandy, duke theksuar rëndësinë e muzeve në qasjen e publikut ndaj kulturës dhe historisë. Politika e hyrjes falas për muzetë kombëtare u vendos më 1 dhjetor 2001 dhe këtë vit shënon 25-vjetorin e saj. Vendimi vjen pas debatit për mundësinë e vendosjes së tarifave për vizitorët ndërkombëtarë.

Reklamë

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, kishte kundërshtuar më herët një mundësi të tillë, duke e cilësuar hyrjen falas në muze dhe galeri si pjesë themelore të jetës së Londrës. Sipas të dhënave të cituara në raport, numri i vizitorëve në 15 muzetë kombëtare është rritur me 96 për qind që nga vendosja e hyrjes falas, nga rreth 22.8 milionë vizitorë në vitin 1999 në afro 44.7 milionë gjatë vitit 2025/26, shkruan Euronews.