×
  • Sport
  • Sport

    Niko Kovaç flet pas shkarkimit nga Bayern, gjiganti bavarez gjen pasuesin

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 22:07

    Niko Kovaç nuk është trajner i Bayern Munich. Lajmi u konfirmua nga gjiganti bavarez pak minuta më parë, teksa janë zbuluar edhe fjalët e para të Kovaç pas largimit.


    “Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për klubin në këtë kohë. Rezultatet dhe mënyra se si ne kemi luajtur kohët e fundit më kanë çuar në këtë vendim. Vëllai im Robert dhe unë do të donim të falënderonim FC Bayern për këto 18 muajt e fundit. Gjatë asaj kohe skuadra jonë fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën. Ishte një kohë e mirë për mua,” u shpreh Kovac.

    Pas vendimit për të larguar Kovac, Bayern Munich nuk ka nguruar të zbulojë edhe trajnerin e ri.

    Bëhet fjalë për ndihmës trajnerin e Kovac, Hansi Flick, i cili do të përgatisë skuadrën për ndeshjen e Champions League kundër Olympiacos dhe Borussia Dortmund të shtunën.

    Kandidat potencial për të marrë drejtimin e Bayern është Massimiliano Allegri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!