Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka arritur që të shënoi gol dhe t’i sigurojë skuadrës së tij fitoren.
Pas 12 ndeshjeve pa fitore (6 humbje dhe 6 barazime), skuadra e Valerengas ka arritur që të shënoi fitore në Eliteserien.
Në ndeshjen e javës së 27-të në kampionatin norvegjez, Valerenga arriti fitore minimale 1-0 ndaj Brann, falë golit të shënuar nga mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, në minutën e 45-të.
Për 27 vjeçarin ishte ky goli i tij i 6-të nga 21 paraqitje të tij në këtë sezon në Eliteserien. Shala gjithashtu ka shtuar edhe 5 asistime.
Ndryshe, Valerenga tani ka 33 pikë dhe renditet në pozitën e 9-të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.