Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka komentuar “luftën” mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, VV-së e LDK-së.
Krasniqi ka thënë se këto dy parti së pari duhet ta bëjnë pastrimin nga mangupat që nuk e dallojnë politikën nga sharjet në rrjete sociale. Derisa ka shtuar se ato duhet të bëjnë kujdes për çdo fjalë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
VV dhe LDK duhet ta fillojnë pastrimin e radhëve nga mangupat.Në opozitë fjala nuk u ka pasur peshë, ndaj kanë folur mbarë e mbrapshtë.
Tash kur i kanë fituar zgjedhjet, duhet të bëjnë kujdes për çdo fjalë. Secili duhet ta kuptojë se koalicioni nuk bëhet me presion, por bëhet me harmonizimin e interesave të partive pjesëmarrëse.
(Nga sa marr vesh, do t’u duhet të harmonizohen edhe më Listën Serpska!) Duke fyer figurat me ndikim të LDK-së (në këtë rast Lutfi Hazirin e Isa Mustafën) gjërat vetëm përkeqësohen.
Nuk e kam angazhimin tim për kurrfarë simpatie e as antipatie, e kam vetëm ngase VV e LDK kanë përgjegjësi që të formojnë institucionet, për ç’arsye duhet t’i shmangin ndikimet e mangupave.
Nëse mangupat vazhdojnë me presione e sharje, dëmi mund të jetë shumë i madh, deri te paraliza e vendit. (3 nëntor 2019).