×
  • Lajme
  • Lajme

    Hekuran Murati i VV-së i reagon ashpër Lutës së LDK-së

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 23:48

    Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i ka reaguar deklaratave të fundit të nënkryetarit të parë të LDK-së, Lutfi Haziri, cili së fundmi deklaroi se emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK-së dhe se janë gati për zgjedhje të reja.


    Murati thotë se deklaratat e tilla nuk i bëjnë nder një partie siç është LDK-ja, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Deklarata te stilit “qe s’e shutoj une penallin, e marr topin e shkoj ne shpi”, nuk i bejne nder nje partie qe pretendon te jete institucionaliste e shtetformuese.

    Shume pune na pret, e kohe per te humbur nuk kemi. Qytetaret na votuan qe te punojme dhe ta kthejme shpresen. Andaj edhe duhet te sillemi sic na takon.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!