Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Një ditë pasi Qeveria e ka rikthyer në Kuvend projektligjin e sponsorizuar nga PDK-ja, deputetja e kësaj partie e konsideron të domosdoshme miratimin e tij, duke thënë se, në këmbim, PDK-ja do t’i vërë në dispozicion 22 votat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Deliu ka thënë se miratimi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji në dy lexime do t’i hapte rrugë një marrëveshjeje politike për presidentin, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet dhe një figurë që përafron forcat politike.
“Në rast se do të miratohet ligji brenda dy leximeve, plotësim-ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 22 votat në dispozicion për zgjedhjen e presidentit. Ne besojmë që në situata të tilla të nevojës qytetare duhet të gjendet një emër që i kontribuon stabilitetit. Edhe thirrjet e fundit të përfaqësuesve të Komisionit Evropian ishin për stabilitet. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të ketë stabilitet politik. Por, për të garantuar këtë stabilitet, duhet një reflektim i partisë që ka fituar numrin më të madh të mandateve”, tha ajo.
E pyetur se cili mund të jetë kandidati që do të bashkonte LVV-në dhe PDK-në, ajo nuk ka përmendur ndonjë emër konkret, por ka thënë se presidenti duhet të jetë një figurë që afron forcat politike dhe shmang zgjedhjet e reja parlamentare.
Deliu ka theksuar se PDK-ja nuk dëshiron zgjedhje të reja, por nuk do të mbështesë vendime që, sipas saj, do të bëheshin zgjatim i pushtetit të LVV-së.
Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja në nëntor, nëse nuk ka zgjidhje për presidentin, Deliu ka thënë se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të jetë pjesë e pashmangshme e fushatës zgjedhore.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë që në takimin e radhës e radhës me kryeministrin Albin Kurti pret që të mbyllet çështja rreth ndryshimit të ligjit të Dhomave të Specializuara.
“E keni parë që edhe në Qeveri janë aprovuar disa dokumente, por pres që në takimin e radhës kjo çështje të mbyllet. Ju e dini që për ne prioritet është leximi i parë dhe pastaj të hyjmë në procesin e zgjedhjes së presidentit, nëse dakordohemi”, ka thënë Hamza për Klan Kosovën.
“Është e mundshme që të takohemi në çdo kohë [me Kurtin]. Dinamikat janë aq të shpejta dhe koha është aq e shkurtër, saqë mund të takohemi edhe çdo ditë.”, ka deklaruar ai.

Një ditë pasi Qeveria e Kosovës miratoi opinionin lidhur me iniciativën e PDK-së për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, Eugen Cakollit nga KDI, thotë se koha e mbetur deri më 6 tetor e bën shumë të vështirë përmbylljen e procedurës para këtij afati.
Cakolli ka renditur afatet dhe procedurat që, sipas tij, duhet të ndiqen nga Kuvendi.
Ai thotë se, pasi materialet e plota të projektligjit u janë shpërndarë deputetëve më 3 tetor, Komisioni për Legjislacion mund ta shqyrtojë atë në parim, ndërsa më pas projektligji duhet të kalojë në seancë plenare.
“Për shqyrtim të përshpejtuar kërkohet kërkesë e së paku 30 deputetëve ose e Qeverisë, ndërsa shmangia nga afatet procedurale mund të propozohet nga së paku gjashtë deputetë dhe duhet të miratohet me dy të tretat e deputetëve të pranishëm”, thotë ai.
Sipas Cakollit, edhe në procedurë të përshpejtuar duhet të respektohen afate minimale: së paku 48 orë nga shpërndarja e materialeve deri në shqyrtimin e parë dhe 72 orë nga miratimi në parim deri në shqyrtimin e dytë. Në këtë skenar, shqyrtimi i parë në seancë do të mund të bëhej më së herëti më 5 tetor, ndërsa shqyrtimi i dytë dhe miratimi përfundimtar jo më herët se 8 tetori.
Cakolli rikujton gjithashtu se, pas miratimit, ligji duhet t’i dërgohet Presidentit për shpallje dhe se hyrja në fuqi kërkon përmbushjen e afateve të tjera ligjore. Ai thekson se edhe nëse miratohen afate më të shkurtra, ligji gëzon prezumimin e kushtetutshmërisë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë ndryshe.
Sipas tij, së paku 10 deputetë mund ta kontestojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese brenda tetë ditësh nga miratimi, si për përmbajtjen ashtu edhe për procedurën e ndjekur. Në një rast të tillë, shpallja e ligjit pret vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i tij i plotë:

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të bashkohen sonte në ditën e 18-të të protestës, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një postimi, Haziri ka shprehur vendosmërinë për vazhdimin e protestës. “Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Dhe nuk largohemi pa u dëgjuar!”, ka shkruar ai.
Haziri ka përsëritur se protesta mbahet në mbështetje të UÇK-së dhe në kërkim të drejtësisë. “Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”, ka përfunduar ai.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar seancë të Kuvendit sot, 3 tetor, për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale në dy lexime, shkruan Reporteri.net.
Kërkesa e tyre vije pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten opinionin lidhur me iniciativën e PDK-së për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar që procedura parlamentare të nisë menjëherë dhe që projektligji të trajtohet e të votohet në të dy leximet.
Ajo ka thënë se dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm, duke kërkuar që procedura të nisë sot.
“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Musliu-Shoshi ka theksuar se, paralelisht me këtë, Kosovës i duhet një strategji e koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe për mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.
“Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e përfunduar këtë proces, rrezikojmë ta pamundësojmë mbështetjen institucionale që ua kemi borxh çlirimtarëve, gjakut të derdhur dhe ëndrrës sonë për liri. Kjo çështje është mbi partitë dhe mbi kalkulimet politike. Këtu nuk ka pozitë e opozitë. Ka interes shtetëror”, shkroi ajo.
Edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të përshpejtojë procedurat për shqyrtimin e ligjit, duke vendosur si afat orën 12:00.
Musliu ka deklaruar se deri në këtë orë, projektligji duhet të trajtohet në të gjitha komisionet përkatëse dhe të kalojë në lexim të parë.
“Tani duhet të fillojë numërimi mbrapsht për Kuvendin. Më së largu deri në orën 12:00, Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin në të gjitha komisionet përkatëse dhe ta kalojë në lexim të parë.”
Ajo ka bërë thirrje që procesi të mos zvarritet më tej, duke theksuar se, sipas saj, nuk ka më hapësirë për arsyetime apo kalkulime politike.
“Deri në orën 12:00 duhet të dihet nëse Kuvendi do ta kryejë përgjegjësinë e tij apo do ta mbajë peng këtë proces. Ora po ecën. Tash është radha e Kuvendit të veprojë”, ka thënë Musliu.
Edhe nga partia Aleanca, kanë kërkuar që sot të thirret seanca e Kuvendit.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që seanca të mbahet sot dhe që ndryshimet ligjore të votohen.
“Thirreni more seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e sa 17 ditë qytetarët në protestë! Çka po prisni?”, ka shkruar Ramadani. /Reporteri.net/.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar të enjten iniciativën e PDK-së për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt elektronike të Qeverisë, të mbajtur më 2 tetor 2026, dhe në të thuhet se nuk ka pengesa ligjore që propozim-ndryshimi të procedohet në Kuvend.
Pas këtij vendimi kanë reaguar deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët e kanë mirëpritur vendimin e ekzekutivit, duke thënë se UÇK-ja duhet të na bashkojë dhe se tash përgjegjësia është te Kuvendi dhe te secili deputet, shkruan Reporteri.net.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se UÇK-ja duhet të na bashkojë.
“Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë! Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale”.
“Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje. Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë”, tha Tahiri në një postim në Facebook.
Edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë me ç’rast ka deklaruar se UÇK-ja është më e madhe se një cikël zgjedhor, një qeveri apo interesat e një partie.
‘’UÇK është pakrahasimisht më e madhe se një cikël zgjedhor. Më e madhe se një qeveri. Më e madhe se çdo interes partiak. Është nder për ne që na ra hise ta mbrojmë veprën e UÇK-së, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës’’, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Ka reaguar edhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi, e cila thotë se pas vendimit të Qeverisë tani radha është e Kuvendit dhe procedura duhet të nisë sot duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve.
“Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë. Dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm. Tani është radha e Kuvendit.
Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve. Paralelisht, Kosovës i duhet një strategji e koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe për mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.
Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e përfunduar këtë proces, rrezikojmë ta pamundësojmë mbështetjen institucionale që ua kemi borxh çlirimtarëve, gjakut të derdhur dhe ëndrrës sonë për liri. Kjo çështje është mbi partitë dhe mbi kalkulimet politike. Këtu nuk ka pozitë e opozitë. Ka interes shtetëror”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.
Përmes një postimi në Facebook ka reaguar edhe deputetja Ganimete Musliu ka thënë se deri në orën 12:00 duhet të dihet nëse Kuvendi do ta kryejë përgjegjësinë e tij apo do ta mbajë peng këtë proces.
“Tani duhet të fillojë numërimi mbrapsht për Kuvendin. Më së largu deri në orën 12:00, Kuvendi duhet ta trajtojë Ligjin në të gjitha komisionet përkatëse dhe ta kalojë në lexim të parë. Nuk ka më kohë për zvarritje, arsyetime apo kalkulime politike. Deri në orën 12:00 duhet të dihet nëse Kuvendi do ta kryejë përgjegjësinë e tij apo do ta mbajë peng këtë proces. Ora po ecën. Tash është radha e Kuvendit të veprojë”, ka shkruar ajo.
Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Eman Rrahmani ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimet në Ligjin Gjykatën Speciale, duke thënë se protesta e dha efektin te qeveria, dhe se tani presioni duhet të jetë te Kuvendi.
“Protesta e dha efektin te Qeveria! Ajo u dorëzua! Tash, protesta duhet ta drejtojë presionin te Kuvendi dhe te secili deputet, që ligji të sillet sa më parë në Kuvend, madje qysh nesër (sot), dhe të hidhet në votim. Unë do të votoj PËR! Do të jetë vota me peshën më të madhe të ndërgjegjes që kam dhënë gjatë katër mandateve të mia si deputet. Tash përgjegjësia është te Kuvendi dhe te secili deputet!”, ka shkruar të premten mbrëma Rrahmani në Facebook.
Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt elektronike të Qeverisë, të mbajtur më 2 tetor 2026, dhe në të thuhet se nuk ka pengesa ligjore që propozim-ndryshimi të procedohet në Kuvend.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Vendimi tash i përcillet Kuvendit të Kosovës në kuadër të procedurës për shqyrtimin e kësaj nisme legjislative.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 1108, të datës 23 shtator 2026, vlerëson se nuk ka pengesa ligjore për Nismën për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në vendimin e Qeverisë. /Reporteri.net/.

Qeveria e Kosovës mori vendim mbrëmjen e sotme për të dërguar përgjigjen ndaj kërkesës së Kuvendit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i cili theksoi se UÇK-ja duhet të na bashkojë.
“Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë! Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale”.
“Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje. Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë”, tha Tahiri në një postim në Facebook.
Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt elektronike të Qeverisë, të mbajtur më 2 tetor 2026, dhe në të thuhet se nuk ka pengesa ligjore që propozim-ndryshimi të procedohet në Kuvend.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Vendimi tash i përcillet Kuvendit të Kosovës në kuadër të procedurës për shqyrtimin e kësaj nisme legjislative.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 1108, të datës 23 shtator 2026, vlerëson se nuk ka pengesa ligjore për Nismën për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar të enjten iniciativën e PDK-së për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt elektronike të Qeverisë, të mbajtur më 2 tetor 2026, dhe në të thuhet se nuk ka pengesa ligjore që propozim-ndryshimi të procedohet në Kuvend.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Vendimi tash i përcillet Kuvendit të Kosovës në kuadër të procedurës për shqyrtimin e kësaj nisme legjislative.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 1108, të datës 23 shtator 2026, vlerëson se nuk ka pengesa ligjore për Nismën për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Zhvillimi vjen disa orë pas takimit të Kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Specialen është bërë nga PDK-ja, dhe ka ardhur pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Më 16 shtator, Specialja dënoi Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin me 81 vjet burgim nën akuzat për krime lufte.

Protestuesit, në natën e 17 të protestave kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, kanë vazhduar protestën edhe tek Ministria e Drejtësisë.
Numri i madh i protestuesve, duke bartur pankarta me mesazhin ‘Jo në emrin tim’, u nisën drejt MD’së ku kërkuan të votohet ligji për Specialen.
Tek ministria u panë edhe një numër policësh të cilët kishin formuar një kordon, ndërsa në një moment, protestuesit hodhën edhe mjete piroteknike.
Në protestë, organizatori i ‘’Jo në emrin tim’’, Çlirim Haziri, i ka kërkuar ministres Donika Gërvalla që ta procedojë ligjin për Specialen, duke theksuar se ata nuk do të ‘’ndalen asnjë natë’’.
‘’Kërkesën tonë prej qeverisë e sollëm te dyert e kësaj ministrisë, te ministrja Donikë, i kërkojmë sot këtu, ta procedojë atë ligj të UÇK’së, ta procedojë se në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi derisa asnjë natë derisa kjo ministri ta procedojë ligjin…’’, ka thënë mes tjerash Haziri.
‘’Motra e vëllezër mos e gjuani asnjë mjet piroteknik drejt policisë. Në mesin tonë ka fëmijë e nëna, mos gjuani’’, ka kërkuar Haziri nga protestuesit.


Ambasadori gjerman në Prishtinë, Rainer Rudolph, ka takuar sot kryeministrin Albin Kurti, ku i shprehu urimet e tij dhe ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për integrimin evropian të Kosovës gjatë takimit të sotëm, tha ambasada gjermane.
“Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh, duke u mbështetur në marrëdhënien unike dhe të ngushtë mes Kosovës dhe Gjermanisë”, shkroi ambasada në një njoftim.
Për këtë takim, komunikatë lëshoi edhe Zyra e Kryeministrit, e cila tha se Kurti e ka falënderuar ambasadorin Rudolph për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhënë Kosovës.
“Krahas diskutimit për zhvillimet politike në Kosovë, kryeministri Kurti dhe ambasadori Rudolph, biseduan për Procesin e Berlinit, nikoqire e të cilët do të jetë Kosova për herë të dytë këtë vit, si dhe për Forumin Ekonomik Kosovë-Gjermani që do të mbahet në fund të muajit tetor”.
Kurti, sipas ZKM’së, shprehu shqetësimin e Republikës së Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se aktgjykimi ka “pasaktësi faktike, historike dhe ligjore, që duhet të korrigjohen me doemos në apel”.

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se nesër, më 3 tetor, në Malmo do të mbahet protestë në mbështetje të çlirimtarëve.
Protesta do të nisë nga ora 14:00, ndërsa në të pritet të marrin pjesë bashkatdhetarë që jetojnë në Malmo dhe rrethinë.
Organizatorët u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve t’i bashkohen protestës dhe të protestojnë në mënyrë paqësore dhe me dinjitet.
Thirrja është bërë me motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria Ka Emër”.