×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje mes nxënësve në Mitrovicë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 9:15

    Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës për Reporteri.net


    Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se katër persona janë shoqëruar në polici lidhur me këtë rast.

    Ai ka thënë se deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur prova se është përdorur ndonjë armë e zjarrit.

    “Rreth orës 7:00 ka pasur një përleshje mes disa të rinjve, nuk mund të konfirmojë se të cilës shkollë janë, por katër prej nxënësve janë duke intervistuar, një prej tyre është i lënduar lehtë, por jo me armë zjarri ”.

    “Është plasu informacioni se është përdorur edhe një armë zjarri, por që hetuesit deri më tani nuk kanë gjetur diçka nga arma e zjarrit. Këto janë vetëm të dhënat fillestare, ndërsa për informacione të tjera mund të konfirmohen vetëm pasi të përfundojnë punën hetuesit”, ka deklaruar Zahiti.

    Zahiti tutje shtoi se nxënësit janë të shkollës së mesme, por përleshja mes tyre ka ndodhur në njërën prej shkollave fillore.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!