Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u takua sot në Beograd me të dërguarin e SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pak ditë pasi që i njejti qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Vuçiq pas takimit tha se dihej që pikëpamjet e Serbisë dhe SHBA-së ishin të ndryshme, megjithatë ka falendëruar Palmer që dëgjoi qëndrimin e shtetit serb.
Presidenti serb tutje ka shtuar se kishte biseduar hapur me Matthew Palmer, derisa thotë se beson që kushtet për vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të krijohen për dy deri në tre muaj.
Mediat serbe para takimti kishin raportuar se në fokus të diskutimit do të jenë mesazhet që zyrtari amerikan i dha të premten në Kosovë për njohjen dhe sanksionet ndaj Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.