Policia e Kosovës njofton se në Podujevë dje kanë ndodhur dy aksidente trafiku.
Sipas raportit policor dy këmbësorë kanë marr lëndime të rënda trupore dhe gjendja e njërit është e rëndë.
Raporti policor:
Podujevë 03.11.2019-19:30. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë në aksident me lëndime trupore ka qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar i cili është duke marrë tretman mjekësor në QKUK. Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.
Prishtinë 03.11.2019 – 14:55. Është raportuar për një aksident trafiku, ku të involvuara kanë qenë një automjet me ngasës mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësor mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.