×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk do të certifikohen rezultatet, LVV vazhdon edhe sot betejën për votat e diasporës

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 12:14

    Edhe një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duket se nuk do të certifikohen rezultatet.


    Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të ankohet përsëri në Gjykatën Supreme për 1.806 fletëvotimet e ardhura nga diaspora, shkruan Gazeta Sinjali.

    “Sot do të paraqesim ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me 1,806 fletëvotimet e diasporës që nuk u numëruan”, ka thënë Rrustemi.

    Ankesën e kaluar të LVV-së për këto vota e kishte refuzuar PZAP.

    Gjykata Supreme vendosi që votat duhet të numëroheshin, por PZAP dje përsëri e ka refuzuar këtë, duke e sfiduar vendimin e Gjykatës Supreme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!